Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përçarja e SYRIZA-s në Greqi/ Krijohet grupi i ri parlamentar, “E ardhmja na përket neve”

21:41 / December 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
syriza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

11 deputetet e dy grupeve që janë shkëputur dhe larguar para disa ditësh nga partia më e madhe opozitare SYRIZA dhe kanë krijuar një grup të ri parlamentar, janë mbledhur pasditen e së hënës dhe kanë shpallur lindjen e një force te re politike të kahut të majtë.

Emri i saj “E Majta e Re” me sloganin “E ardhmja na përket neve”. Partia e re u prezantua nga deputetët e larguar dhe kreu i grupit të ri parlamentar Alexis Haritsis theksoi se: “Ne duam një të majtë që nuk do të humbasë veten në luftime toksike në internet, por do të luftojë brenda shoqërisë dhe do të propozojë zgjidhje reale me prioritete të qarta. Me barazi, drejtësi, punë, shtet social dhe demokraci që do të thellojë përmbajtjen e saj”.

Në të njëjtën kohë, ai ka kritikuar ashpër liderin e ri të SYRIZA-s Stefanos Kasselakis, duke theksuar se ai dhe grupi i ri drejtues i tij, “krijojnë armiq të brendshëm, prodhojnë populizëm skandaloz dhe kanë qëndrime konservatore”.

Ndërkohë dy ditë më parë me pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të SYRIZA-s, ish udhëheqësi i saj për 15 vjet Aleksis Tsipras, që dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të kaluara dhe humbjes me gati 20 pikë nga kosnervatorët, konfirmoi mbështetjen e tij për partinë SYRIZA.

Gjatë një takimi në Romë me ish kryeministrin italian Enriko Leta, Tsipras ka kritikuar franksionin e ri të krijuar duke deklaruar se “Fragmentimi dhe multisektarizmi i forcave progresive i hap rrugën konsolidimit të forcave konservatore në qeverisje, por edhe konsolidimit të hegjemonisë së ideve të ekstremit të djathtë në shoqëritë europiane. Betejat para nesh nuk janë vetëm elektorale, por politike dhe ideologjike. Dhe ato do të jenë gjithnjë e më të vështira për sa kohë që ne nuk e kuptojmë se armiku nuk është brenda mureve”.

Nga ana e tij lideri i ri i SYRIZA-s Stefanos Kasselakis në një intervistë televizive ka theksuar: “Ndërgjegjja ime është e pastër, jam munduar të jem unifikues që në ditën e parë. Ka largime, ka edhe prurje. Çështja është se kush dëshiron të kontribuojë për vendin e vet. Vendit i duhet një parti e madhe progresive. E vetmja parti që mund ta përmbushë këtë pritje të popullit është SYRIZA. Siç thashë, ne jemi të përkushtuar për të ardhmen, do ta shihni në veprim”.

Deputetet syriza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.