Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, te vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.
Automjeti ‘Hyndai’ me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.
