Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti për vrasjen e Liridonës dhe 14-vjeçares: Nuk mjafton arrestimi, presim dënim maksimal

11:42 / December 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të martë ka folur për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë dhe kidnapimin e më pas vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, në Shkup. Me kërkesë të familjes, trupi i Liridonës është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan dhe të hënën është rivarrosur në fshatin Rracaj të Gjakovës. Kurti e ka quajtur akt të drejtë rivarrimin 30-vjeçares, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Po ashtu Kurti ka thënë se zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi dhe se “i drejtë presim të jetë dënimi, pra maksimal”. “Dhuna ndaj grave është fenomen global e i lidhur edhe me valën në ngritje të ekstremit të djathtë. E megjithatë është një dozë edhe më e thellë e dhembshurisë kur femicidi shfaqet në një shoqëri edhe pas mbijetimit kolektiv të gjenocidit”, është shprehur kryeministri.

Kurti tha se vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe rrëmbimi i 14-vjeçares në Shkup kanë renduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve. Ai ka thënë porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridona Ademajt janë kapur e vënë prapa grilave, por thotë se vetëm arrestimi nuk mjafton.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi nga shkolla e më pas edhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por, nuk po mjafton vetëm arrestimi i kriminelëve”.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.