Për ish deputetin e LSI-së Petrit Vasili kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi zbulon se kush janë autorët e projektit për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Sonja Biserko tregon se Edi Rama është partner i Beogradit.
“Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti, bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..
Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:
“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Uashingtoni dhe Londra»
“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”.
