Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta e egër, Izraeli ka vrarë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit

08:46 / December 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gaza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas fjalëve të kryeministrit Benjamin Netanjahu ushtria izraelite ka vrarë rreth gjysmën e të gjithë komandantëve të batalioneve të militantëve islamikë Hamas në Rripin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Netanjahu, se Hamasi po humbet gradualisht kontrollin mbi zonën e rrethuar bregdetare.

Ushtria izraelite ka përparuar deri “në zemër” të Kan Junis

Sipas një deklarate të ushtrisë në Rripin e Gazës u sulmuan së fundmi rreth 250 “objektiva terroriste”. Trupat vazhduan të hidhnin në erë boshtet e tuneleve dhe të gjenin armë dhe eksplozivë.

Po ashtu njoftohet se ushtarët kanë depërtuar deri në qendër të qytetit Kan Junis, qytetit më të madh në jug të territorit palestinez në Rripin e Gazës, i cili vazhdon të mbahet i rrethuar nga forcat e armatosura izraelite.

Komandanti i Komandës Jugore të Izraelit, Jaron Finkelman, foli për luftimet më intensive që nga fillimi i ofensivës tokësore në fund të tetorit.

Rrezik për krizë urie

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, WFP, paralajmëron për zi buke në territorin palestinez. Ndihmat e dërguara me kamion nuk po arrijnë te njerëzit, tha drejtori i zyrës gjermane të WFP-së, Martin Frick. Koordinimi i ndihmave nuk mund të bëhet “mes bombave që bien”, tha ai mundur fjalë për fjalë. Prandaj Frick bëri thirrje për një armëpushim afatgjatë.

Operacioni ushtarak izraelit është përgjigje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në fillim të tetorit. Anëtarët e Hamasit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 pengje. Hamasi konsiderohet si organizatë terroriste nga shumë shtete. /DW/

Benjamin Netanjahu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.