Kambanë alarmi për të tashmen dhe të ardhmen, e quan Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, rezultatin e testit të Pisa 2022. Ai thotë se 73.2 % e nxënësve që kanë ngelin në nivelin e parë të këtij testi nuk arrijnë të marrin kuptimin e një teksti në lexim, ndërsa në matematikë 74 % e tyre nuk mund të kryejnë veprime bazike.
“Në testin Pisa që konsiderohen në dy nivele; ata që kanë ngelur në nivelin e parë të testit në lexim janë 73.2 %. Në vendin tonë 73.2 % e nxënësve që kanë ngelur në lexim, nuk arrijnë të kryejnë veprime minimale për të kuptuar atë që lexojnë dhe të marrin kuptimin nga një test i shkurtër. Kjo është dramatike. Në matematikë është edhe më alarmante situata. Jemi humbjen më të madhe nga 2008 në pikë. 74 % e nxënësve nuk arrijnë të kryejnë veprime bazike, si gjetja e distancës mes dy rrugëve apo veprime të këmbimit valutor”.
Ai tha se është e pajustifikueshme të pretendohet se një nxënës me njohuri të ketë humbur për shkak të vështirësive apo ngarkesës. Vendet e OECD kryejnë testime në 80 vende dhe në vendin tonë janë marrë 200 shkolla në Tiranë e Durrës, dhe janë testuar nën këto 3 disiplina. Qiraxhi tha se vende të tjera kanë hyrë në debat të madh për shkak të rezultateve të Pisas.
“Janë një faktor arsyesh si mungesa e investimeve, pandemia, tërmet dhe të gjitha janë të pajustifikuara, kur mendon që vende në luftë si Palestina konkurrojnë njësoj. Ndaj ndërtojmë struktura dhe jo të justifikojmë. Është një fotografi e momenti dhe parashikim i të ardhmes, nëse e konsiderojmë djep të teknologjisë, është e pajustifikueshme që 15-vjeçarët që do të jenë shkencëtarët e së ardhmes, nuk dinë minimumin në shkencë”.
