Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

8 dhjetori, Genc Burimi: Fitorja më e madhe e vendit tonë, liria e fjalës! Gonxhja: Sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim të ishim

22:11 / December 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8 dhjetori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Protestat vijuan dhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët rrëzuan përfundimisht sistemin komunist.

Disa prej studentëve të dhjetorit të ftuar në “Frontline” bënë disa rrëfime.

Blendi Gonxhja, student i dhjetorit tha se në thelb të lëvizjes ka qenë që Shqipëria të ishte e zhvilluar si e gjithë Europa.

“Idea e Shqipërisë si gjithë Europa ishte idea e një lirisë si e gjithë Europa. Kufijtë e mbyllur akoma vriteshin dhe tërhiqeshin zvarrë njerëzit. Idea ka qenë dhe për liri lëvizje. Nuk arrin dot që në 30 vjet të superosh gjithçka. Në thelb ka qenë  që Shqipëria të ishte e zhvilluar si e gjithë Europa. Liria është arritur, liria e zgjedhjes.

Në përgjithësi nuk mund ta mohojmë zhvillimin e gjithanshëm që kemi. Ne kemi qenë më keq se të gjithë në komunizëm sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim të ishim”, tha Gonxhja.

Një tjetër student i dhjetorit, analisti Genc Burimi tha se fitorja më e madhe e vendit tonë është liria e fjalës.

“ Kam kujtime me grevën. Në 8 dhjetor isha 20 vjeç në fakultetin e gjuhëve të huaja. Shteti nuk nguroi të sillte ata që na godisnin me shkopinj.”

“Dua ta shoh gotën gjysmë plot. Atë që solli 8 dhjetori është liria e fjalës. As Berisha kur shkoi dhe dhunoi demonstrues nuk e heq lirinë e fjalës e as Rama. Gjithçka mund të ndodhë në këtë vend por lirinë e fjalës e kemi dhe kjo është arritja më absolute. Nuk është e mjaftueshme por është baza. Rama sot është në pushtet në mazhorancë, ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Edi Rama sot mos tua ndërlikojë punën partnerëve ndërkombëtarë në një krizë egzistenciale që ka ndezur. Nëse kjo krizë ashpërsohet frika ime është që mund të na kanoset një devijim më i rëndë siç i ndodhi Turqisë. Fitorja më e madhe e vendit tonë është liria e fjalës mos ta kompromentojmë me këto tensione të panevojshme.”

8 dhjetori Blendi Gonxhja genc burimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.