Dorian Petoku, i cilësuar si ”mbreti” i narkotikëve është arratisur nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore. 34-vjeçari është mik i “Diabolik” Fabrizio Piscitelli, i cili vdiq në një pritë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.
Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge .
Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg, u konstatua se kishte të njëjtin problem të varësisë nga droga. Pavarësisht kundërshtisë së Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës. Megjithatë, javën e kaluar, Petoku arriti të arratisej, duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë dhe miqësitë e vjetra e të reja.
