Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali: Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, tregon pse çeta e një njeriu ndez zjarr dhe thyen karrige

11:38 / December 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 08 111931
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj hapëse në Kongresin e Partisë Socialiste, ku foli edhe për vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011. Ajo tha se një ndër arsyet përse opozita ka shkaktuar kaos prej kohësh në Kuvend, është fakti se drejtësia ka filluar të funksionojë.

“Pak ditë më parë gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, pushkatimit pa gjyq të 4 protestuesve në shesh. Një udhërrëfyes juridik i asaj që ne i kemi dhënë përgjigjie ndër vite dhe presim të zgjidhet nga sistemi gjyqësor në Shqipëri. Tek ky vendim që vjen nga zemrat e Europës mund të shihni arsyet përse çeta opozitare garda e një njeriu të vetëm nuk bën gjë tjetër veçse ndez zjarr e thyen karrige. Reforma në Drejtësi është historike, drejtësi në Shqipëri pavarësisht regjimeve dhe qeverive, nuk ka patur më parë”,-tha Spiropali.

Më tej, ajo foli edhe për kaosin dhe incidentet e dhunshme në Kuvend në seancën e 7 dhjetorit ku u miratua buxheti për 2024, duke u shprehur se e gjithë kjo situatë është krijuar nga individë të caktuar të cilët nuk mund të kthehen në alternativë për qytetarët dhe kërkojnë me çdo kusht kthimin e vendit prapa si në vitin 19997.

“Ne socialistët besojmë se suksesi është kolektiv, duhet ndarë me të gjithë, por përgjegjësitë janë individuale. Në parlament sillen si revolucionarë dhe piromanë, ose triumfojnë ose e djegin. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada e karrigeve që përmbysin në parlament, por zgjedhjet e ndryshme, Ata ndezin zjarre, ne ndërtojmë edhe duke shuar zjarret e tyre. Jemi në një sallë parlamenti por vite dritë ndaj atyre që po i tmerron ankthi për orët e së vërtetës. Të paaftë për t’u shndërruar në alternativë filozofia e tyre shkon në drejtim të kundërt me interesin e qytetarëve. Ata tentojnë të kthejnë akrepat pas në ’97-ën”,-shtoi ministrja.

Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.