Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dita Kombëtare e Rinisë, Sali Berisha: Rama zhbëri 8 dhjetorin, dhe vendosi narkokraturën

12:04 / December 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1702032745xwhatsapp image 2023 12 08 at 114514 589
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama e ka zhbërë 8 dhjetorin, duke vendosur atë që e quajti “diktaturë bande”.

“Në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit. Ai ia doli me vendosmëri të vendosë në Shqipëri një narkokraturë, një diktaturë bande. Por një diktaturë, po aq moniste sa ç’ishte diktatura komuniste në kulmin e saj. Ramiz Alia ishte diktator, pa diskutim, por monist si Enver Hoxha nuk mund të kishte një të dytë përveç Edi Ramës sot. Sepse edhe ai kishte ca përreth, të cilët merrnin copëza pushteti dhe i përdornin natyrisht brenda kuadrit. Por i ushtronin ato”, tha Berisha.

“Më 8 dhjetor, studentët nisën lëvizjen që do të ndante epokat për kombin shqiptar. Kjo lëvizje dallohet nga të gjitha lëvizjet e tjera antikomuniste të Evropës Lindore. Kjo ishte tërësisht një revoltë e frymëzuar nga idealet e të rinjve shqiptarë. Nuk kishte parti apo organizatë që i thirri ata. Dolën përballë diktaturës falë guximit të tyre epik, për idealet e tyre të lirisë, që ata nuk e njihnin, pasi kishin lindur dhe ishin rritur në diktaturë. Liria për ta ishte një aspiratë, që buronte nga ndërgjegja, nga idealet e tyre. Ata kishin përballë kur dolën në shesh një diktaturë të egër, e cila sado që e lodhur, por ekzekutonte bashkëmoshatarët e tyre çdo javë në kufi. Dhe jo vetëm kaq, por zvarriste trupat e të rinjve të rënë në sheshet e qyteteve për të kallur tmerr dhe frikë. Në këto kushte nisën betejën e tyre studentët dhe atë ditë jemi gjetur përballë tyre me datën 9 ne me Besnik Mustafën, Kujtim Çashkun dhe ndonjë tjetër. U përballëm me një skenë të paparë ndonjëherë në jetën tonë. Aty ishin një grup prej 700, 800 apo mbase 1 mijë studente. Por ata ishin një grup prej 1 mijë heronjsh. Ne nuk kishim lexuar, nuk kishim parë kurrë një numër kaq të madh heronjsh, të cilët kishin përballë mjetet më të egra të diktaturës, hanxharët e saj. Dhe ata u vërsulën drejt tyre në mënyrë mizore, i rrahën në mënyrën më barbare, por të pathyeshëm, të pamposhtur, ata do mblidheshin përsëri pasdite në betejë kundër diktatorit”, kujton Berisha.

“U ndala në këtë moment për të theksuar se guximi është arma mbinjerëore, është arma tokësore dhe mbitokësore e njeriut. Dhe ata studentë nuk kishin asnjë armë tjetër përveç guximit të tyre. Ata në fakt ishin në vetmi, nuk kishin askënd përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të braktisur në atë rrugë, por nuk u mposhtën. Sot, duhet të jemi realistë. Dhjetori kishte fillimin, ngjitjen, por përjetoi edhe rënien e tij. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne sot, mblidhemi këtu për ta nderuar atë me libra. Asnjë datë tjetër, asnjë ditë tjetër, asnjë lëvizje tjetër në historinë e kombit nuk i dha atij më shumë mbarësi sa dhjetori. E nxori nga honet e mjerimit, honet e izolimit. E anëtarësoi në NATO. E bëri të lëvizë lirshëm në Europë, e renditi në kombet me të ardhura të mesme të larta. Por, siç thotë Xhek Goldstoun, diktatura hakmerret dhe të paktë ishin ata që realizuan pse Edi Rama quajti Rilindje dhe ç’nënkuptonte rilindja e Edi Ramës në fushatën elektorale dhe në vazhdim pas viteve 2013. Rilindja e Edi Ramës, nëse nuk u kuptua atëherë, ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë”, shtoi Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.