Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dita e Rinisë, Tedi Blushi: Shpopullimi drama më madhe në Shqipëri. Rinia të marrë në dorë fatet e veta

13:11 / December 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
657306283dc7c409007183 697580845814841 1448999145782480115 n 1 525x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është Dita Kombëtare e Rinisë dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në mesazhin e tij thekson se 570 mijë të rinj janë larguar nga vendi. Ai thotë se drama e madhe e shpopullimit duhet të marrë fund dhe që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj qeverie.

“Sot, Dita e Rinisë, pa të rinj! 570 mijë të larguar! Shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke i detyruar të rrezikojnë edhe jetën për të çarë detin me gomone! Edi Rama është armiku kryesor i lirive, demokracisë dhe shtetit ligjor, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, ideatori dhe zbatuesi i axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit dhe falimentimit të Shqipërisë!

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund duhet që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj Qeverie që ka vrarë shpresat, ëndrrat dhe mundësitë e çdo të riu dhe të reje për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri! Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja! Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve! Që 8 Dhjetorin e ardhshëm ta festoni në Atdhe si të gjithë bashkëmoshatarët tuaj europianë”, shkruan Blushi.

Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.