Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rama doli që atë natë sa pa Berishën”- Blendi Gonxhe përkujton protestat e dhjetorit ’90

17:41 / December 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 rama berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blendi Gonxhe, ish-student i dhjetorit të vitit ’90 komentoi në një intervistë për Euronews Albania rëndësinë e asaj dite dhe rrjedhën e ngjarjeve.

Ai u ndal te figura e kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë se ky i fundit ishte një frymëzim i jashtëzakonshëm në Akademinë e Arteve, duke theksuar se ishte i revoltuar me gjendjen e asokohe.

Gonxhe nënvizoi se më 8 dhjetor Rama u kthye nga Greqia, pasi e kishin njoftuar për atë se çfarë po ndodhte në “Qytet Studenti”.

Në momentin që Rama kishte parë Sali Berishën në karrigen drejtuese ishte larguar. Mes tjerash Gonxhe nënvizoi se ishte një nga protagonistët në protestë, por pas 15 ditësh u largua nga mbështetja për Berishën.

“Rama ishte një frymëzim i jashtëzakonshëm në Akademinë e Arteve, ishte një profesor i mirë, por jo vetëm aq, ishte dhe një shok dhe një person që ishte i revoltuar me gjendjen që ishte asokohe.

Rama vinte nga një familje që e dinim siç ishte familja e Kristaq Ramës që në njëfarë mënyre edhe sot është kollaj për ta fajësuar Ramën për familjen nga vjen. Për atë që kemi parë, Rama ka qenë një ndër më të lexuarit dhe të edukuarit, por ka qenë dhe një nga më guximtarët. Jo më kot këta personazhe ishin shumë kurajozë. Fati i madh ishte se këta njerëz këtë njohuri dhe këtë privilegj nuk e përdorën për të parë punët e veta, por e vunë në dispozicion të shoqërisë.

Rama ishte asokohe rastësisht në Greqi për një gjë familjare dhe është kthyer pasi ne i kemi dhënë se kemi një çështje urgjente dhe na gjen në qytet studenti.

Ka ardhur në kinoteatër dhe që natën e parë që erdhi u shokua që në zyrën e tij ku po themelonin dhe strukturonin PD, pa Sali Berishën në karrigen e drejtuesit. Unë isha pjesë e kësaj tryeze, pasi kam bërë gjithmonë përpjekje që ne të ishim pjesë e atij fillimi. Pas 15 ditësh dhe unë kam dhënë dorëheqjen. Rama doli që atë natë dhe nuk u kthye më”-tha ai.

Mes tjerash Gonxhe nënvizoi se: “Shqipëria do ishte shumë e mirë nëse do të ishte shumë e mirë nëse do kishim kujdes në orët e para, nëse do të dëgjoheshin studentët që duhet të kishim standard tjetër për krijimin e strukturave të para për krijimin e opozitës së re”.

Blendi Gonxhe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.