Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 15 urdhër-arreste për abuzimin me koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Konkretisht, Prokuroria ka kërkuar masën “arrest në burg” për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.
Ndërsa “arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.
Kujtojmë se për biznesmenin Klodian Zoto është urdhër-arresti i tretë që lëshon prokuroria, ndërsa për Mirel Mërtirin i dyti.
Më 1 Gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k” që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës, si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
