Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Do rrisim numrin e disiplinave në shkolla”, Rama: Mbështesim Kosovën për Lojërat Mesdhetare 2030

11:30 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 09 102438
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në pritjen zyrtare të anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi rëndësinë e madhe të sportit për të rinjtë ndërsa shtoi se do të shtojnë disiplinat nëpër shkolla.

“Hera e parë që kemi nderim të kemi këtu me ne miq të nderuar nga bota e sportit dhe ne nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë. Ju jeni këtu nga 3 kontinente dhe Tirana është qyteti evropian i sporteve për vitin 2023, kështu që nuk mund të gjenim momente më të mira përpara fundit të vitit për të festuar edhe prezencën tuaj këtu. Do të doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë dhe garancia është zoti Fidel, i cili është edhe presidenti ynë vizionar dhe në sajë edhe të tij, KOKSH aktualisht është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij po bëhet një punë e mirë duke mbështetur nisma të rëndësishme për sportet. Por së pari për gjeneratat tona të reja, për fëmijët tanë që marrin pjesë në lëvizjet olimpike. Aktualisht janë më shumë se sa 10 mijë të rinj të tillë të organizuar nëpër rrjete të tilla në shkolla, në sportet e basketbollit dhe volejbollit dhe vitin e ardhshëm, numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që çdo fëmijë të kenë mundësinë të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse disiplina të ndryshme që marrin pjesë, sepse sporti profesional është një gjë por sporti për të gjithë është një gjë tjetër, sporti për gjithësecilin duhet mbështetur më shumë.“, u shpreh Rama.

Kryeministri kërkoi gjithashtu edhe mbështetje për përfshirjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova dhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës, do të jemi krenar për vendimin që është marrë. Nuk ka qenë shumë i lehtë por merrni vendime si njerëz të sportit sepse nëse do të ishit të plitikës nuk do të ishte kaq e lehtë.”, shtoi kryeministri.

Kosova Lojërat Mesdhetare Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.