Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Memoriali i Skënderbeut vizitohet nga mbi 17 mijë turistë për 10 muaj!

16:06 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lezha nuk njihet vetëm për bregdetin por dhe për monumentet historike e kulturore. Ndërmjet tyre, memoriali i Gjergj Kastriotit në qendër të qytetit është sajti më i vizituar gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të 2023-shit vendvarrimi i Skënderbeut është vizituar nga 17 200 turistë, duke njohur numrin më të lartë të turistëve në tre dekadat e fundit.

“Janë shënuar rekorde krahasim me çdo vit tjetër që nga viti 1981 kur është krijuar institucioni. Nga janari në tetor numri është 17 200 vizitor në total”, u shpreh Paulin Zefi, përgjegjës i memorialit.

Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës ka ndikuar në bumin turistik. Krahas shqiptareve të Kosovës interes për memorialin kanë treguar te huajt, ku numrin më të lartë e zënë holandezet.

“Si rezultat i bashkëpunimit me agjencitë turistike holandeze, është bërë e mundur që në tetor të mos jetë më as Shqipëria e as Kosova vendi i parë për numrin e vizitorë, por të jetë Holanda. Është e hera e parë në histori që një shtet i huaj të jetë i pari në listë për numrin e vizitorëve”, tha më tej Zefi.

Memoriali i Skënderbeut, është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar. Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës në këtë objekt gjendet edhe absida ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë varur 25 mburoja prej bronzi të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut.

memoriali Skenderbeut vizitore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.