Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Ne do të vëmë në dispozicion të arsimit të lartë 75 milion dollarë

18:26 / May 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Basha ka prezantuar platformën e PD për arsimin e lartë. Në këtë takim, ku e pranishme ish-eurodeputetja Doris Pack, Basha është shprehur se arsimi i lartë ka arritur kulmin e krizës. Ai ka premtuar se e ardhmja e arsimit me ardhjen e PD në pushtet do të jetë krejtësisht ndryshme nga realiteti i sotëm i “dirigjuar” nga kryeministri Edi Rama.

Në praninë edhe të disa prej pedagogëve në Universitetet Publike, lideri demokrat u ndal në pikat konkrete që përfshiheshin në platformën e PD, ku sipas planit, në dispozicion për arsimin e lartë është caktuar një shifër prej 75 milion dollarë. Këto para do të shpërndahen 3 pika kryesore që përfshijnë: subvencionimin e studentëve për tarifat e Bachelor dhe Master, bursat e studentëve dhe për infrastrukturën studentore.

Ai theksoi gjithashtu se me ardhjen e tij në pushtet, do të anulojë menjëherë ligjin për Arsimin e Lartë. 

“75 milion dollarë, në dispozicion për Arsimin e Lartë. 38 mln dollarë për të financuar tarifat universitare të universitetet publike, ku studentët që vijnë nga një familje me më pak se 640 mijë lekë (të vjetra) do ta përfitojnë të plotë subvencionin e tarifave të Bachelor dhe Master. Për ato që kanë të ardhura mbi 640 mijë lekë (të vjetra) do të subvencionohen në masën 50%.

5 milion dollarë të tjerë do të jepen për bursë për rreth 6 mijë studentë që e kanë të pamundur që të përballojnë shpenzimet shkollore.

32 milion dollarë brenda 4 vite do të investohen në infrastrukturë konviktore dhe akademike.

Kriza institucioneve të arsimit të lartë është në kulmin e saj. PD ka gati platformën e saj.  Ato degë që premtojnë që të japin një hov të madh mundësive të punësimit, kryesisht në TIK apo që ka rëndësi të veçantë si është nevoja akute për rritjen e numrit të mjekëve, do të investohet më tepër. Ka një të ardhme për arsimin e lartë, për studentët, për pedagogët”, tha Basha.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.