Forcat e Armatosura në Shqipëri tashmë kanë një muze tërësisht të ri, i cili ndodhet në Bërzhitë.
Muzeu është i ndarë në 5 pavijone, në të cilat janë të ekspozuara objekte, informacione për historinë ushtarake, ilustrime me harta dhe foto, që nga ilirët e deri në ditët e sotme.
Në pavijonin e parë janë të ekspozuara rreth 110 objekte që prezantojnë momentet më rëndësishme të historisë së Shqipërisë si Epoka e Skënderbeut, Pashallëqet, Lidhja e Prizrenit, Pavarësia dhe Lufta e Dytë Botërore.
Pavijoni i dytë dhe i tretë që ndodhen në katin e dytë të godinës kryesore ekspozon rreth 700 objekte të periudhës së Ushtrisë Popullore.
Pavioni i katërt ose ndryshe pavioni i NATO-s ka të ekspozuar armë dhe objekte të teknologjisë së fundit, që përdoren edhe nga ushtritë anëtare të NATO-s.
Ndërsa në pavionin e pestë, që ndodhet në një godinë tjetër ka objekte të detarisë dhe aviacionit.











