Kjo e hënë ka nisur me një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm edhe edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura do të diskutohet për disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim. Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Projektligji për lojërat e fatit dhe ajo për shtetësinë që është kthyer nga Presidenti Begaj janë dy çështje të tjera që pritet të diskutohen në mbledhjen e grupit të PS.
Postime te ngjashme
Add A Comment
