Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Henrik Hoxha rikërkon statusin e të penduarit

14:40 / December 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
henrik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Henrik Hoxha, i arrestuar për disa vrasje, kërkon që të rifitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Në seancën e kësaj të hëne në Gjykatën e Posaçme, ai ka pretenduar se ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të drejtësisë pasi ka zbardhur ngjarje të shumta kriminale.

Gjatë seancës ai foli për atentatin ndaj Lulzim Mashës. Përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, Hoxha tha se ka qenë poristës i shumërkërkuari i drejtësisë që fshihet në Dubai, Eldi Dizdari.

Nuredin Dumani më tha se duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni, porositësit donin të vritej babai i tij dhe për këtë krim, u ofruan 100 mijë Euro.

Kjo deklaratë e Henrik Hoxhës shihet me rezerva nga gjykata pasi më parë kishte thënë se nuk kishte dijeni se cili e kishte porositur te Dumani këtë krim. Ky i fundit ka deklaruar se në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë, Aleksandër Baho, i njohur me emrin ‘Sakati’. Dumani rrëfeu se, pasi Suel Çela i dha numrin e personit që e donte të eliminuar, Baho shkoi në Gjilan të Kosovës ku siguroi armët, motorin dhe paratë për të kryer ekzekutimin e Lulzim Mashës.

Henrik Hoxha kërkon që t’i rikthehet statusi, pikërisht nisur nga dëshmia e re që ai dha për atentatin e dështuar ndaj Lulzim Mashës.

Me heqjen e statusit si rrjedhojë e mosdeklarimit të disa ngjarjeve ku ka qenë autor apo bashkëpunëtor, Hoxha nuk do të përfitojë ulje të dënimit. Lidhur me atentatin ndaj Lulzim Mashës, SPAK ka marrë të pandehur Henrik Hoxhajn, Skerdi Tasen, Nuredin Dumanin dhe Suel Çelën. 

Seanca paraprake për të pandehurit me 16 anëtarët e grupeve kriminale, u shty për të premten e ardhshme pasi disa nga avokatët merrnin pjesë në një seancë tjetër dhe kërkuan kohë për njohjen me aktet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.