Albet Kupa i njohur edhe si Ilir Kupa është dërguar në regjimin e posaçëm 41 bis. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
I njohur si drejtues i “bandës së babagjyshëve”, Ilir Kupa po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Manja në njoftimin e bërë ka paralajmëruar se në bashkëpunim me SPAK, edhe persona të tjerë do dërgohen në regjimin e posaçëm.
Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.
