Sali Berisha thotë se nëse Kuvendi vendos që t’i hiqet imuniteti, atëherë ai do ta respektojë, aq më tepër edhe nëse Gjykata Kushtetuese do të thotë fjalën e saj. Ai tha për mediat se do të zbatojë vendimet kushtetuese.
”Unë do e zbatoj nëse Kushtetuesja vendos. Asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë. Tani do e zgjidhë Parlamenti. Sa herë kanë ardhur me ato fletushka, s’i kam respektuar, tani e vendos Parlamenti. Sado vendimi i SPAK-ut është i paligjshëm, vendimi i Parlamentit do të respektohet”.
