Inter nuk ka arritur të vendosë në kasafortë pjesëmarrjen në UEFA Champions League e sezonit të ardhshëm. Zikaltërit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertë ndaj Udinese, duke numëruar 63 pikë në vendin e tretë.
Kur kanë mbetur edhe 3 takime për t’u zhvilluar, distanca me vendin e 5-të që mbahet aktualisht nga Roma është vetëm 5 pikë. Verdhekuqtë janë vendi i parë që shkon në Europa League sezonin e ardhshëm dhe duke pasur parasysh se nuk e ka zhvilluar ende takimin e javës së 35-të vendos në dyshim fatet e Interit.
Edhe bardhezinjtë rrezikojnë shumë me këtë barazim, teksa numërojnë 5 pikë më shumë se pozicioni i fundit që të dërgon në Seria B sezonin e ardhshëm. Ashtu si Inter, edhe kundërshtari i Udinezes, konkretisht Empoli nuk e ka zhvilluar takimin e javës së 35-të.
