Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po mbahet samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor. Kreu i qeverisë ka pasur një takim kokë më kokë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.
Ai në një postim në platformën “X”, bën të ditur se pas përfundimit të procesit “screening”, Unioni është gati që të hapë negociatat e pranimit për Klasterin e parë. Ky hap i radhës pritet të ndërmerret gjatë Konferencës së dytë Ndërqeveritare që do të mbahet brena këtij viti.
Athina zyrtare ka kërcënuar që të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri do të vijojë të mbahet pas hekurave.
