Mëngjesi i sotëm në Tiranë nisi me të shtëna arme, kjo në zonën e njohur si ”Don Bosko”. Makina e 42-vjeçarit Rudolf Zefi, me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që ecte në këmbë.
Babai i 42-vjeçarit ka thënë se nuk kanë pasur asnjë problem. “Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportua fillimisht. Në makina janë evidentuar katër plumba në xham.
