Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në seancën për Gërdecin, Mediu: Të gjithë ata që shkelin ligjin të ndëshkohen

12:24 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu ne spak1 768x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thotë se do të jetë në çdo seancë gjyqësore për Gërdecin, edhe në gjyqin e radhës kur do të jetë dhe Shkëlzen Berisha. Ai tha për mediat se ka respektuar gjithmonë detyrën dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje. Mediu tha ndër të tjera se në maj kishte raportuar ndërhyrje të paligjshme nga kompania, për ndërtim pa leje, gjë që sipas tij e kishte raportuar te Policia Ushtarake. Sipas tij kjo strukturë duhej të vepronte.

“Dua të dalë e vërteta për procesin. U provua se Mediu ka vepruar në respekt të ligjit, për detyrimet e BE dhe të plotësimit të akteve ligjore. Ka pasur marrëdhënie korrekte me strukturat civile dhe ato ushtarake. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes. I vura dhe sot një dokument të policisë ushtarake, që kishte nisur kompania të niste shembjen e paligjshme të godinës. Do të paraqitem në çdo seancë.

Çfarë ka nevojë sot? Ky demontim ishte çështje sigurie apo e kërkesave të partnerëve tanë! Kërkesa e kompanisë amerikane ka qenë e vlerësuar sipas procedurave dhe më pas se si u përzgjodh vendimi i demontimit. Skam bërë as më shumë dhe as më pak se detyrën time! Dua të sqaroj një herë e përgjithmonë se për transportin, e thotë rregullorja.

Në Ministrinë e Mbrojtjes transporti është bërë nga Forcat e armatosura të armatimeve. Do të jem në çdo seancë që trajtohet çështja e Gërdecit. Në muajin maj më është raportuar për ndërtim të paligjshëm në Gërdec. Po flas qartë, kompania kishte bërë shkelje. Ky vjen si shqetësim i Policisë Ushtarake, dhe nuk e vendos unë gishtin e akuzës. Nuk ka një akt që të kem neglizhuar”, tha Mediu.

Fatmir Mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.