Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e për anëtarësimin në BE për Ukrainë dhe për Moldavinë. Ndërsa Gjeorgjisë i jepet statusi i vendit kandidat. Lajmin e bëri me dije vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.
“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”- shprehet Michel.
