Sali Berisha ka hedhur hapa të drejt në drejtim të “luftës” së tij me SPAK. Ai ka paralajmëruar padi ndaj prokurorëve të SPAK, pasi sipas tij kanë falur Veliaj dhe Ramën për aferën e Inceneratorëve.
“Personalisht çdo bashkëpunëtori i kam kërkuar që dokumentet t’i dorëzojë në SKAP, por kjo taktikë do rishqyrtohet sepse konstatojmë se ato janë fshehur dhe përdoren për manipulim apo informohet i hetuari. Duke mos thënë se do ndërpritet plotësisht ky proces, do ketë modifikimet e veta. Sepse ne do fillojmë, që ta dini ju, të ngremë paditë penale ndaj skapistëve.
Amnistia e Erion Veliaj është krimi më i shëmtuar që është kryer dhe ata që kanë amnistuar Erion Veliajn do paditen dhe do kenë një padi penale të përjetshme gjersa të gjykohen. Nuk mund të ndodhë ajo. Të bësh ndaj këtij populli në këtë mënyrë, do të thotë se ke marrë nja 1 milionë, nja 2 milionë, dhe nuk pyet për asgjë tjetër”, tha Berisha.
