Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alarmi, azilantët po mbartin në Shqipëri edhe sëmundjen ngjitëse

09:27 / May 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azili 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alarmi, azilantët po mbartin në Shqipëri edhe sëmundjen ngjitëse

Në kampet e azilantëve në Francë jetojnë qytetarë me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë.

Bashkëjetesa ka sjellë edhe infektimin me tuberkuloz. Pasi u është refuzuar kërkesa për azil ata janë kthyer së bashku me këtë sëmundje, që është përhapur edhe tek personat me të cilët kanë patur kontakt.

Kjo gjë dëshmohet nga të dhënat e programit Kombëtar të Tuberkulozit. Epidemiologia Donika Bardhi, sqaron se viti 2017 shënon numrin më të lartë të të prekurve me këtë sëmundje në 10 vitet e fundit, për shkak të kthimit të azilkërkuesve që kishin ikur në 2015 dhe 2016, duke e lidhur këtë me kushtet e kampeve ku ata kanë jetuar.

“Për vitin 2018 ishin 440 pacientë të prekur me këtë sëmundje infektive ndërkohë që në 2017 ishin 502 prevalence është 16.5 për 100 mijë banorë”.

Edhe pse duket si e harruar, sëmundja e tuberkulozit vijon të mbetet prezente në vend. Vetëm në e muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 150 raste të reja, pak kohë më parë në Elbasan u diagnostikuan 5 punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Por sipas Bardhit këto raste u diagnostikuan për një kohë rekord dy ditore.

Cilat janë simptomat e tuberkulozit?

“Shenjat që shfaqet sëmundja e tuberkulozit është e ngjashme me ato plumonare, por kolla zgjat më shumë se 3 javë pavarësisht se ka marrë antibiotik. 15-45 vjeç kanë përqindjen më të madhe dhe ato mbi 65 vjeç”.

Sa i përket vdekshmërisë nga tuberkulozi, mjekja thotë se është e ulët, me përjashtim të rasteve kur pacientët janë të infektuar me HIV.

Bluzat e bardha thonë se kjo sëmundje mbetet ende e stigmatizuar në shoqërinë shqiptare dhe pacientët që marrin mjekim nuk tregojnë, duke rrezikuar edhe personat e tjerë në të njëjtin ambient pasi është shumë infektive dhe përhapet nëpërmjet ajrit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.