Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nga parandalimi i thinjave tek largimi i stresit, ja pse duhet të hani më shumë mandarina

15:06 / December 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mandarina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mandarinat janë ndër frutat më të shëndetshme dhe më të pëlqyera nga konsumatori shqiptar. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Mandarinat janë shumë të pasura me fibra dhe stimulojnë rënien në peshë.Përveç mbipeshës, konsumi i rregullt i mandarinave ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut.

Vitamina C tek mandarinat ndihmon kundër të ftohurës dhe forcon imunitetin. Vitamina C luan shumë role në trupin e njeriut dhe një prej tyre është parandalimi i thinjave.

Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.

Problemet në ushqyerje
Sipas të dhënave, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave. Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori genetik
Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik. Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.

Ndotja mjedisore
Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë. Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.

Duhani
Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Stresi
Tensioni i lartë, stresi dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të zbardhjes së parakohshme të flokut. Flokët që bien si pasojë e një ndodhie traumatike apo stresuese mund të rriten sërish, por kësaj here të thinjur.

Tiroidja
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.

Si ndihmojnë mandarinat kundër thinjave

Së pari, duhet të dini që thinjat shfaqen kur në organizëm mungojnë ushqyesit kryesorë, pra vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Një prej vitaminave kryesore kundër thinjave është ajo B12 që gjendet me shumicë tek mandarinat. Kjo vitaminë e rëndësishme ndihmon duke ngadalësuar gjithë procesin e thinjave. Vitamina C ndihmon trupin të prodhojë më shumë kolagjen. Vitamina A, e cila gjithashtu gjendet tek mandarinat, ndihmon flokun të jetë më i hidratuar.

Mandarina Stresi thinjat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

12:56 / May 30, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.