Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina lëshon fletarrestim për Patriarkun rus Kirillin

20:36 / December 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patriarku kirill
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Brendshme e Ukrainës e shtuar kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill, në listën e personave në kërkim, pasi shërbimet e sigurisë e kanë akuzuar atë për nxitje të konfliktit.

Patriarku Kirill është përkrahës i zëshëm i luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Masa është krejtësisht simbolike, pasi Patriarku Kirill është në Rusi, dhe nuk rrezikohet nga arrestimi.

Por, ky është vetëm një prej hapave të marrë nga Ukraina, e cila mëton të çrrënjosë ndikimin e klerikëve fetarë, të cilët mbajnë lidhje të ngushta me Rusinë, dhe përçajnë shoqërinë ukrainase.

Besimi i krishterë ortodoks është feja dominuese në Ukrainë, dhe autoritetet ukrainase kanë hapur së fundi disa raste penale kundër klerikëve të lidhur me një degë të Kishës Ortodokse, e cila më parë ka pasur komunikim direkt me Kishën e Rusisë dhe Kirillin.

Parlamenti në Kiev është duke e shqyrtuar një projektligj që ndalon veprimtarinë e asaj dege, me arsyetimin se ajo i ka humbur shumicën e famullitarëve prej nisjes së luftës.

Kisha, në anën tjetër, insiston se i ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Moskën, në maj të vitit 2022. Patriarku Kirill i ka dënuar këto veprime dhe u ka bërë thirrje klerikëve në botë, që të veprojnë për t’i ndalur hapat e Ukrainës kundër kishës.

Një zyrtar i lartë i Kishës ruse ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve RIA, se futja e emrit të Kirillit në listën e personave të kërkuar është “hap sa qesharak, aq edhe i parashikuar”.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

fletarrestim patriarku rus kirilli ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.