Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Njerëzit kanë parë një Fifi toksike”, këngëtarja flet për ”Big Brother Vip”: Më ranë të fikët se…

13:30 / December 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fifi humb ndjenjat big brother vip panorama plus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në “S’e luan Topi”, artistja e baladave të bukura, Fifi rrëfeu shumë mbi jetën e saj private. Në momentin kur u vendos kënga “Diell”, Fifi riktheu emocionet dhe kujtimet që i sjell kjo këngë.

”Më kujton se si s’më kuptuan kurrë. Kjo këngë më kujton “BBVA 1”, atë periudhë. Unë nuk dija të luaja, kjo është pak por e saktë. Më vjen shumë keq që njerëzit kanë parë vetëm një Fifi toksike, kanë parë veç një Fifi që ka një qasje ndryshe nga ç’i qaset në realitet. Patjetër që unë bërtas, qaj, gërthas dhe çohem në këmbë prapë, qesh, këndoj dhe jetoj. Prandaj jam Fifi.

Më vjen shumë keq që asnjë s’e ka kuptuar anën time njerëzore. Kanë gjykuar dhe paragjykuar siç kanë dashur. Më vjen edhe keq që kanë dalë vetëm gjëra të këqija, sepse s’kam qenë negative. Rrugëtimi im në “BBVA 1” ka pasur shumë ngjyra, por kanë dalë veç ato bardhë e zi. Unë kam kënduar, kam qeshur, kam bërtitur, kam luajtur.

Unë nuk jam një person dhunues, as psikologjikisht dhe as fizikisht. E bënë të duket sikur unë kam probleme mendore, që s’është e vërtetë. Unë kam probleme me menaxhimin e emocioneve të mia, por nëse do i menaxhoja ndjenjat, këngët që i shkruaj unë, nuk do ishin”.

Ajo tregoi se hiperbolizimi i situatës kur i ranë të fikët ishte i dhimbshëm dhe i frikshëm. “Kur më ra mua të fikët u hiperbolizua dhe u shkatërrua, e bënë parodi. Thanë që mua nuk më ra të fikët, por u shtira. Ishte e dhimbshme, ishte e frikshme. Ka qenë një periudhë që isha shtatzënë dhe e kam parë dhe mendova: “Pse po e përdorin përsëri?” Nga ana tjetër, nuk doja ta tregoja që isha shtatzënë, sepse ja kam thënë dikujt dhe ia ka tregur gjithë botës. Unë nuk doja ta tregoja që isha shtatzënë sepse nuk ngela shtatzënë për opinionin dhe mediat sociale, por ngela për veten time”, tha ajo dhe theksoi tha se arsyeja pse i ranë të fikët ishte debati me Balina Bodinakun.

Balina asokohe opinioniste i tha Fifit se i ka ikur vëmendja dhe se po mundohej të kapej me njerëzit e tjerë dhe sipas këngëtares, ky ishte momenti kur në kokën e saj u soll mendimi se ka humbur familjen, miqtë, se njerëzit e urrejnë dhe se i iku karriera nga duart.

fifi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.