Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

 Vllaznia mund Tiranën, i thyen në kryeqytet

16:00 / December 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bekim balaj 450x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një sezon me shumë probleme për Tiranën dhe Vllazninë, kjo përballje prodhoi një futboll të mirë, me raste për shënim, e luftuar për çdo top, në fund festuan shkodranët pas suksesit minimal 0-1.

Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, realizoi një gol prej “ishi”, një gol që nga pika e bardhë e penalltisë që në fund rezultoi një tre pikësh.

Kuqeblutë zhysin gjithnjë e më shumë në krizë bardheblutë duke i kapur dhe në tabelën e renditjes. Sfida nisi në sulm për Tiranën duke iu afruar golit të avantazhit pas vetëm dy minutash lojë, me Kainën që provoi me një veprim akrobatik. Momenti më përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 35-të, ku Vllaznia fitoi një 11-metërsh për prekje të topit më dorë në zonë nga Kaina.

Nga 11 metra distancë, Balaj u tregua perfekt duke dërguar topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë, Tirana mori shpejt kontrollin e lojës duke krijuar disa raste për shënim, fillimisht Latifi dhe më pas Abazaj gjetën portierin Qarri në gatishmëri. Provoi edhe Përgjoni pak minuta më pas me një goditje të fortë brenda zonës, por goditja e tij nuk ishte në kuadrat.

Tirana kërkoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, por pa sukses, me golin e Balajt që qëndroi në fuqi. Në sfidën tjetër të javës së 17-të, Erzeni-Teuta ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.