Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Egjiptiani plagos në qeli kushëririn e Aleksandër Sadikajt. Dyshohet se…

20:15 / December 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 29 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një përplasje mes të burgosurish në burgun “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me një të plagosur.

Ka qenë një person nga Egjipti që sapo ishte transferuar nga burgu i Dhomokosë, ai që ka qëlluar disa herë me thikë mbi 52 vjeçarin me shtetësi shqiptare, emri i të cilit është Andrea Kalemi nga Tepelena. Ngjarja ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë.

I plagosuri u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë. Autorit iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon dhe do të dënohet për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë ndërsa do të klasifikohej si një sherr banal mes dy të burgosurish nëse viktima të mos ishte Andrea (Adriatik) Kalemi, personi që në 9 gusht të verës se këtij viti u qëllua në ishullin Paksos ku ndodhej së bashku me familjen. Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtësinë helene.

Mbas përfundimit të procedurave dhe afateve të dënimit që i kishte dhënë drejtësia greke, Kalemi po përgatitej të linte Greqinë për tu kthyer në Shqipëri si njeri i lirë.

Ai ishte i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit.

Ai është kushëri i parë i Aleksdandër Sadikajt, për të cilin thuhet se është ekzekutuar prej njerëzve të Papës për një aferë të prishur droge.

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.

Adriatik Kalemi është larguar nga Greqia të shtunën 16 dhjetor pa asnjë masë kufizuese si nga Greqia ashtu edhe Shqipëria. Edmond Papa është vrarë në 16 dhjetor 2022, ndërsa plagosja në Koridhalos ka ndodhur në prag të vitit të tij, në 15 dhjetor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.