Një gardh i fortë me forca të shumta Policie janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe disa efektivë janë vendosur tek dera e godinës, kjo para protestës së paralajmëruar nga PD-ja e Berishës.
Sot pritet që Këshilli i Mandatave të vendosë mbi “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi SPAK kërkon arrestimin e tij. Brenda godinës ndodhen gardistë të shumtë, të cilët ashtu si edhe efektivët e policisë janë të pajisur me maskë kundragaz.
Lexo edhe :
Related Posts
Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë sot përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.