Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha zbulon datën dhe vendin e protestës : Rama, gjej vrimë miu ku të futesh. Të ka ardhur fundi

13:21 / December 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1702901889xwhatsapp image 2023 12 18 at 125626 332
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa në mbledhjen e Këshillit të Mandateve po disktutohet për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e tij, Sali Berisha iu drejtua qindra protestuesve që iu bashkuan tubimit të thirrur nga Rithemelimi para Kryesisë së Kuvendit, duke paralajmëruar fundin e kryeministrit Edi Rama. Duke hequr një paralele me vitin ’97, ku atij personalisht iu hoq imuniteti, Berisha tha se Partia Demokratike do të ngrihet njëjtë si pas asaj sfide, duke fituar pushtetin me votë.

“Një prokuror politik, xhelat i Sigurimit të Shteti akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin. Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve, por gabuan. Ne e nisëm 30 në oborrin e selisë, u bëmë 300, u bëmë 3 mijë, 30 dhe 300 mijë dhe u kthyem me votë në pushtet. Sot ne jemi këtu për idealet e lirisë, jemi këtu në një kthesë që na fton historia. Jemi këtu në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhmja jonë. Jemi këtu për t’i komunikuar Edi Ramës, këtij armiku të egër të qenies shqiptare, se je i dënuar përjetë për shkak të votës së shqiptarëve. Se Edi Rama, bir dhe nip xhelati ke vite që sillesh si xhelat me votën e shqiptarëve. Ke vite që shqiptarët votojnë dhe ti nxjerr hanxharët e krimit dhe bandave për të ekzekutuar votën e tyre. Ke vite që për karrigen tënde nuk njeh ligj, normë, standard e moral. Duke besuar se demokratët i shtype. Edi Rama të ka ardhur fundi. Të garantoj unë ty që kurrë më, kurrë më votën e shqiptarëve s’do guxosh ta prekësh”,-tha Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 900 0 1702899324xedi paloka 1 675x450 489
    "Mosbindja civile jo për Berishën", Paloka: Shqiptarë ngrihuni para se Rama t’u vërë shkelmin në fyt
  • 1702911570 vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv
    Alibeaj: PD pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës
  • 640 0 1702896115xargitaaa 218
    Argita Malltezi del në protestë tek Kryesia e Kuvendit, mbërrin edhe ish-kryeministri Berisha
  • boci proteste 675x450 1
    Boçi: Mbledhja e Këshillit të Mandateve, plan i organizuar për eliminimin e opozitës dhe Berishës
  • Screenshot 2023 12 18 110350
    Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Berisha: Nuk do shkoj! Do t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb Ramës
  • Berisha 1
    SPAK një hap larg arrestimit të Berishës, ja çfarë ndodh të enjten. Grupi Basha: Ne do votojmë pro

Duke theksuar se ajo çfarë pritet nga opozita është një kthesë për t’u përballur me regjimin në shesh, Berisha deklaroi se “luftëtarët e lirisë” do të bëjnë që kryeministri Rama të mos gjejë vend ku të futet falë mosbindjes civile.

“Çfarë kërkohet nga ne sot? Kërkohet një kthesë, në të cilën ne duhet të dalim në shesh të mejdanit si burra e gra të betuar për liri, si luftëtar lirie. Duhet të dalim me betimin se jetën e japim dhe votën s’e falim. Duhet të dalim me betimin, se një armik që përzuri në 10 vite 1 milionë e 300 mijë shqiptarë, do përgjigjet gjer në nji. Edi Rama është fundi yt. Mblidhu dhe struku ku të duash. Pak javë më parë të paralajmërova se ajo që po shihej në parlament ishte vetëm fillimi. Do ta shohësh ti mosbindjen e këtyre luftëtarëve të lirisë. Gjej vrimë miu ku të futesh”,-tha më tej Berisha.

Opozita do të zhvillojë një protestë të mërkurën e 27 dhjetorit para Gjykatës së Lartë, aty ku do të zhvillohet gjyqi për të shqyrtuar çështjen e legjitimitetit të vulës së PD-së. Përveç kësaj proteste, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që çdo të enjte të jenë të pranishëm në tubimet që do të zhvillohen para Parlamentit.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.