Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Aeroporti i mbuluar në ujë dhe krokodilë që lundrojnë në qytet. Çfarë po ndodh në Australi?

14:25 / December 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbytje australi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmbytjet në veri të Queensland-it kanë bërë që një qytet i tërë të evakuohet dhe njerëzit të bllokohen në një çati spitali. Mijëra janë evakuuar, por të tjerë mbeten të bllokuar, ndërsa autoritetet presin të jetë përmbytja më e keqe e rajonit australian.

Imazhet tregojnë aeroplanë të zhytur në aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që ikin me varka.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të vdekur apo të zhdukur. Ndërsa reshjet intensive pritet të vazhdojnë edhe për 24 orë të tjera.

Qindra njerëz janë shpëtuar, ndërsa më shumë banesa përmbyten dhe energjia elektrike është shkëputur, rrugët janë bllokuar dhe uji i pijshëm po pakësohet.

Kryeministri i Queensland, Steven Miles i tha Korporatës Australiane të Transmetimeve se kjo fatkeqësi natyrore është ndër më të këqijat që mund të kujtojë.

“Unë kam folur me vendasit e Cairns në terren… dhe ata thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë. Që dikush nga Queensland-i i largët verior ta thotë këtë, kjo do të thotë vërtet diçka”, tha ai.

Ai tha se shqetësimi i menjëhershëm ishte sigurimi i atyre që janë bllokuar, si ata në qytetin e largët të Wujal Wujal, rreth 175 km (110 milje) në veri të Cairns.

Nëntë persona, përfshirë një fëmijë të sëmurë, e kaluan natën në çatinë e spitalit pasi ekuipazhet e urgjencës nuk mundën t’i arrinin. Grupi të hënën u zhvendos në një vend tjetër, por zoti Miles tha se i gjithë qyteti tani do të duhej të evakuohej. Ai më vonë tha se një evakuim i planifikuar të hënën duhej të anulohej për shkak të motit të keq dhe se një përpjekje tjetër do të bëhej të martën në mëngjes me kohën lokale.

Miles kishte shprehur më herët “shqetësime për ujin e pijshëm, për kanalizimet, energjinë dhe telekomunikacionin, rrugët – shumë prej rrugëve janë të bllokuara dhe ne nuk mund të marrim mbështetje ajrore”.

Sinoptikanët thanë se shiu i rrëmbyeshëm do të vazhdojë për pjesën më të madhe të së hënës dhe do të përkojë me një baticë të lartë, duke intensifikuar ndikimin në komunitetet e ulëta.

Ndërkohë që reshjet e shiut pritet të fillojnë të pakësohen të martën, lumenjtë nuk kanë arritur ende kulmin dhe do të mbeten të fryrë për ditë të tëra.

Përmbytjet kanë përfshirë shumë vende në veriun e largët të Queensland, duke përfshirë aeroportin Cairns

Disa lumenj pritet të thyejnë rekordet e vendosura gjatë një ngjarjeje të madhe përmbytjeje në vitin 1977. Zyrtarët shtetërorë vlerësojnë se bilanci i katastrofës do të arrijë në 1 miliardë dollarë australianë (529 milion £; 670 milion dollarë).

Australia Lindore është goditur nga përmbytje të shpeshta vitet e fundit dhe vendi tani po përballet me një ngjarje moti El Nino, e cila zakonisht shoqërohet me ngjarje ekstreme si zjarret dhe ciklonet.

Çfarë është El Niño dhe si po e ndikon?

Australia është rrënuar nga një sërë fatkeqësish në vitet e fundit, thatësira e madhe dhe zjarre historike, e vite të njëpasnjëshme përmbytjesh rekord.

Një e ardhme plot me fatkeqësi përkeqësuese ka të ngjarë nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të ndalur ndryshimet klimatike, paralajmëron raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPW).

Por, Serbia ka dënuar agresionin e Rusisë dhe ka mbështetur rezoluta të Kombeve të Bashkuara për të dënuar luftën ndaj Ukrainës. Në nëntor, shefi i inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin – që vizitoi Rusinë gjatë ofensivës ndaj Ukrainës – dha dorëheqje, duke thënë se arsye ishte presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.