Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, shtyhet gjyqi ndaj Rezart Taçit

15:23 / December 18, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7308
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtynte për më 8 janar seancën gjyqësorë ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në përpjekjen për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. Seanca e së hënës u shty për shkak të mosnjoftimit të Taçit për procesin. Po ashtu, gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim.

Në këtë proces, Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal“.

Më herët, në një proces të veçuar Gjykata e Posaçme dhe Apeli kanë fajësuar Bledar Lilon dhe Artur Ballën si ndihmës të tij në pastrimin e parave të transferuara nga Italia në llogari të vetme në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Balla u dënua me 7 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Lilo me 6 vjet e 8 muaj. Në të njëjtin vendim, i cili ka marrë formë të prerë, gjykata ka konfiskuar duke kaluar në llogari të shtetit 18.3 milionë eurot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.