Nën dritën e diellit, në mes të rrugës e në sy të shumë kalimtarëve, Dedë Bici hapi zjarr ndaj Aleksandër Curajt, duke e lënë atë të plagosur. E pasi qëlloi të paktën 4 herë, u largua për te vendi ku kishte lënë biçikletën dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, hipi mbi të e u largua. Këto pamje tregojnë pikërisht këtë moment…
Curaj në anën tjetër u rrëzua mbi trotuar, ndërsa në ndihmë i shkoi një grua që po lypte aty pranë. Pamjet tregonin sesi ajo i mbante dorën 40-vjeçarit në pritje të ambulancës.
