Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria u ndaloi subvencionet, fermerët bllokojnë rrugët e Berlinit me traktorë 

17:24 / December 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7337
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerë nga e gjithë Gjermania dolën dje me traktorët e tyre në qendër të Berlinit për të protestuar ndaj reduktimit të shpenzimeve qeveritare që dëmtojnë prodhimin dhe punën e tyre.

Rreth 5000 fermerë dhe qindra traktorë erdhën në karvan drejt Portës së Brandenburg në qendër të qytetit.

Protesta vjen kundër planeve të qeverisë për heqjen e përjashtimeve taksore dhe të subvencioneve, teksa qeveria ka argumentuar se bëhen ‘ne mbrojtje të klimës’.

Protesta të ngjashme bëhen prej kohësh në disa vende të tjera të BE ku gjithashtu qeveritë urdhërojnë reduktim të bujqësisë të kafshëve dhe të prodhimit, ‘për të mos emetuar gaze në atmosferë’.

Sipas planeve të reja në Gjermani fermerët nuk do të kenë më përjashtimet taksore për karburantin e mjeteve të tyre, sipas buxhetit të ri të njoftuar në fundjavë nga koalicioni qeveritar i Social-Demokratëve (SPD), i Demokratëve të Lirë (FDP) dhe i Të Gjelbërve.

Por partia FDP tha se do të ndalojë me veto planet e buxhetit, duke treguar ndarje në koalicion.

“Grupi ynë parlamentar i konsideron masat e reja dhe barrën mbi bujqësinë, të papranuneshme”, tha kreu parlamentar i FDP, Christian Dürr për rrjetin DPA.

“Ata flasin për subvencione që supozohet të dëmtojnë klimën, pa i shikuar pasojat sociale e ekonomike që ato sjellin sjellin,” shtoi ai.

Edhe ministri i bujqësisë Cem Özdemir protestoi duke thënë për mediat se fermerët “nuk kanë alternativë tjetër ndaj karburantit”.

“E pranoj që duhet të kursejmë, por jo me fermerët që na japin ushqimin, shkurtimet e buxhetit janë një barrë për sektorin”, tha Özdemir.

Buxheti u kritikua gjithashtu për reduktimet e subvencioneve për blerje të makinave elektrike, që duhet të vijonin deri në fund të vitit që vjen./AFP/

fermere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.