Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elton Qyno: U mbajta i mbyllur për 8 orë në SPAK, si të isha kriminel ! Prokuroria e cilësonte materialin sensitiv

21:35 / December 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qyno e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit u mor në pyetje për rreth 8 orë më 13 dhjetor në ambientet e SPAK.

Në emisionin “Repolitix” Qyno tha se materialet kishin të bënin me dosjen e operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë shënim se ishin ‘sekret i klasifikuar’.

“Janë materiale që kanë të bëjnë me dosjen e operacionit ‘Plumbi i Artë’ ndërkohë që një pjesë tjetër ka qenë sa i përket përgjimeve në SKY. Nuk kam pasur asnjë shënim sekret i klasifikuar sekret deri në 2 vjet. Këto dokumente asnjë nuk e ka dhe nuk kisha asnjë detyrim të mos e publikoja. Kam publikuar pasazhe që ndodheshin në këto dokumente. Nuk kam marrë shabllon dokumentin, por e kam përpunuar duke e ditur që ishin edhe pjesë e dosjes. ‘Plumbi i Artë’ ka shkuar në gjykim. Ato materiale u janë shpërndarë të pandehurve.”- tha Qyno.

Qyno tha se ka publikuar materiale, por të përpunuara. Sipas tij prokuroria e cilësonte materialin si sensitiv, i cili ishte ende në hetim. Qyno tha se u mbaj i mbyllur në një dhomë me derën mbyllur si të ishte ai krimineli.

“Ata donin burimin për 7-8 orë. E cilësonin si një material sensitiv që nuk kishte zbritur në gjykatë. Ishte një material bisedat e njërit të të penduarve të drejtësisë tek rasti i Plumbit të Artë. Në kushtet kur kanë krahasuar informacionin që unë kisha kanë menduar se ky informacion ishte tepër sekret dhe nga ana tjetër vepruan në atë lloj forme që vepruan. Të më çojnë deri në atë pikë, sa të më shkojnë në shtëpi, të më kontrollojnë fizikisht, nuk mu duk normale. Kur ma bëjnë mua imagjino se çfarë mund tu bëjnë të tjerë. Ky informacion që nxora unë! U thirra për një njohje të thjeshtë dhe përfundova tek procedimi për shkak të nxjerrjes së sekretit hetimor. Ndenja 7-8 orë me derën mbyllur. A thua se isha unë krimineli që kisha bërë këtë gjëmën. Ata thonin se nuk është çuar në gjykatë pasi është procedim tjetër. Nuk ke pse ta hapësh këtë histori tani sepse ne do ta hapim në një moment tjetër.”– tha Qyno.

8 ore spak Elton Qyno kriminel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.