Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po përgjohen të dënuarit me burg të përjetshëm”/ Gazetarja: Eksponentë të krimit drejtojnë emisione televizive

08:45 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7358
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Now të moderatores Erla Mëhilli.

Ajo u shpreh se prej 6 muajsh Drejtoria e Burgjeve  ka nisur një verifikim për të gjithë ata që quhen kriminelë të rracës që janë në burgjet shqiptare.

Vetëm vitin që shkoi,shpjegon gazetarja, SPAK ka kërkuar përgjimin për rreth 50 të dënuar në burgjet shqiptare që janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë dhe për ata me burgim të përjetshëm dhe ata që janë me dënime të larta nga 25 vjet e sipër.

Llabani bën me dije se para një muaji e gjysmë Drejtoria e Burgjeve ka referuar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzime penale për 8 punonjës të adminstratës së burgjeve pra gardianë , për 50 të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas saj këta eksponentë të krimit janë përgjuar duke prorositur vrasje, madje thekson gazetarja drejtojnë dhe emisione televizive.

“Prej 6 muajsh Drejtoria e Burgjeve  ka nisur një verifikim për të gjithë ata që quhen kriminelë të rracës që janë në burgjet shqiptare.

Ka patur punë inteligjente për mënyrën si operojnë. Vitin që shkoi SPAK ka kërkuar përgjimin për rreth 50 të dëuar në burgjet shqiptare që janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë dhe për ata me burgim të përjetshëm dhe ata që janë me dënime të larta nga 25 vjet e sipër.

Para një muaji e gjysmë  Drejtoria e Burgjeve ka referuar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzime penale për 8 punonjës të adminstratës së burgjeve pra gardianë , për 50 të dënuar me burgim të përjetshëm. Për prokurorinë e Elbasanit dhe është në pritje të vijimit të procesit hetimor.

Këta njerëz që janë me dënime kapitale janë persona që kanë patur sende të jashtëligjshme. Janë përgjuar telefonat, janë kapur duke bërë porosi për vrasje, ka njerëz që drejtojnë operacione , grupe kriminale, madje dhe drejtojnë emisione televizive.

Emisione televizive, sugjerojnë tema për televizione. Jam kurioze ça do bëjë Prokuroria e Elbasanit, do të nisin apo jo procesin e hetimit”, tha Llabani.

llabani Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.