Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria hap ”thesin”, Balla: 1 pagë shtesë për zjarrfikësit, dhe dy për ata që luftuan me zjarret

13:35 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 12 20 at 13.28.34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ”Rama 3” hap ”thesin”. Për festat e fundvitit, zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë do të kenë shpërblim dy paga shtesë. “Qeveria do të transferojë të gjithë bashkive të vendit fondin që para natës së Vitit të Ri të marrin shpërblimin e një page mujore në vlerësim të punës së tyre”,-tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Sa i takon punonjësve të policisë për këtë vit do të marrin shpërblim 118 mijë lekë para vitit të ri, si trajtim ushqimor. ”Trajtim ushqimor për punonjësit e policisë, shpërblim për çdo pjesëmarrje në operacione”.

Nga ana tjetër, Balla thotë se marrëveshja me për emigrantët me Italinë është një shembull solidariteti që po merret si shembull edhe nga vende të tjera. Teksa opozita e ka çuar në Kushtetuese këtë marrëveshje, Balla tha se shpreh bindjen që gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji që të niset me zbatimin e marrëveshjes.

“Shembull solidariteti me qeverinë italiane, ky model po merret si shembull për tu zbatuar nga gjitha vendet e tjera anëtare apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton, tu gëzohesh vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi. Duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi. Me këtë strategji morën përgjigje gjithë ata skeptik që e panë si marrëveshje në një farë mënyrë trajtimi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Jemi vend partner, është transformuar duke u kthyer në Europën e Ballkanit. Shpreh bindjen se GJK do të vlerësojë në një kohë të shkurtër siç e ka kompetencë për të filluar zbatimin e marrëveshjes”, tha Balla.

Page
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.