Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shtesa e pagës/ Qeveria miraton 1 miliardshin e parë për gjyqtarët e prokurorët

18:27 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paga prokurore gjyqtare 675x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo shumë është më pak se gjysma e shumës totale të përllogaritur nga ministria e Financave dhe shkon vetëm për 4 institucione të drejtësisë, përkatësish Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

“Ky akt normativ ofron percaktimin e nevojshëm në nen për të autorizuar lëvrimin e fondeve brenda buxhetit 2023 të një pjese në masën 1 miliardë lekë të efektit total financiar të përllogaritur në nivelin 2.1 miliardë lekë,” përcakton akti normativ.

Sipas arsyetimit në akt, ndarja e fondit do të bëhet bazuar në përllogaritje të bërë nga Ministria e Drejtësisë me nje efekt financiar prej 1. 68 miliardë lekë referuar katër institucioneve. Ndërkohë që efekti financiar i vendimit të Gjykatës Kushtetuese përfshin të gjithë institucionet e drejtësisë, që po ashtu kanë kërkuar nga Kuvendi që t’u njihet ky detyrim për punonjësit e tyre magjistratë.

Këto institucione po përballen me përmbarimin, pasi dhjetra prokurorë e magjistratë kanë fituar gjyqet për përfitimin e kësaj shtese page.

Sipas vendimit të GJK bëhet fjalë për një shtesë prej 14 mijë lekësh të pagës për magjistratët që nga viti 2019 e në vijim, pasi Kuvendi kishte përllogaritur gabim pagën bazë të tyre në ligjin për “Statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve”.

Akti normativ i qeverisë për rishpërndarjen e fondeve të buxhetit 2023 parashikon rishpëndarjen e nje volumi prej rreth 20 miliarde lekësh te shpenzimeve te pergjithshme, që sipas arsyetimit të vendimit, – “mbulohet teresisht nga fondet e lira te rezultuara pas vleresimit te realizimit ne nivel 11-mujor te shpenzimeve te institucioneve buxhetore”.

Kursimet në buxhet kanë ardhur nga mosrealizimi i investimeve publike dhe mosplotësimi i vakancave në administratë.

Një pjesë e këtyre fondeve shkon si huadhënieje për AlbControl në masën 3 miliarde leke, që sipas aktit, është kërkuar për “rritjen e sigurise ajrore” nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise.

Njësitë e qeverisjes vendore po ashtu kanë përfituar nga kjo rishpërndarje fondesh në total një shumë prej 2 miliardë lekësh në formën e transfertës së pakushtëzuar e përgjithshme.

Por, në listën e bashkive nuk është përfshirë Bashkia Tiranë, e arsyetuar nga qeveria se “kjo bashki ka potenciale të mëdha fiskale për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore”. Pjesa tjetër e rishpërndarjes shkon për shpërblimin e administratës të angazhuar në procesin e negociatave për integrimin në BE dhe shtresat në nevojë./birn

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.