Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari me 4 pseudonime në SKY ECC flet para trupës belge: Jam kreu i bandës, ja si lëvizte malli

19:42 / December 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka belgjike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga gjyqi më i madh që është zhvilluar në Belgjikë ku janë 125 persona që kanë dalë para gjykatës, si dhe 4 kompani, falë zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të koduara “Sky ECC”. Ata akuzohen për trafik dorge dhe shumica janë shtetas shqiptarë. Mediat në Belgjikë shkruajnë se një nga drejtuesit e grupit që është shtetas shqiptar ka vendosur të flasë i pari.

Eridan Munoz Guerrero është një nga të pandehurit kryesorë në këtë mega-gjyq në Bruksel, së bashku me më shumë se 120 persona të tjerë, francezë, belgë, shqiptarë, kolumbianë apo afrikano-veriorë – të zbuluar kryesisht falë dekriptimit të mesazheve në Encrochat dhe Sky.

Shqiptari shpjegoi se ai ishte përgjegjës për marrjen me qira të makinave luksoze dhe monitorimin e shoferëve që dërgonin kokainë në Itali, Gjermani e deri në Suedi, kjo përmes Belgjikës.

“Marr përgjegjësinë për atë që kam bërë, konfirmoj të gjitha deklaratat e mia në polici, konfirmoj se kam drejtuar një grup trafikantësh”, deklaroi ai.

Guerrero bëri të qartë se ai ishte përgjegjës për vendosjen e arkave me drogë në makinat e përdorura për dërgesa. Por këtu janë njëqind njerëz që as nuk i njoh”, shtoi Eridan Munoz Guerrero.

Çështja ka të bëjë me trafikun e gjerë ndërkombëtar të kokainës dhe kanabisit, të goditur nga policia belge në vitet 2021-2022 në bashkëpunim me aleatët në Itali dhe Gjermani.

Droga transportohej në kontejnerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku, përkatësisht, përmes porteve të Antwerpen, Roterdam, Hamburg dhe Le Havre. Kokaina përpunohej në Belgjikë, ndonjëherë e përzierë me kimikate.

Eridan Munoz Guerrero, i lindur në Shqipëri në vitin 1973 dhe që ka jetuar në vitet 2000 në Gjermani, ku është i njohur për gjykatat, është mes dhjetëra të pandehurve të cilësuar si të dyshuar si “drejtues” të organizatave kriminale.

Gjithsej 125 persona u gjykuan, duke përfshirë një që nuk u identifikua kurrë. Kësaj i shtohen edhe katër kompani të themeluara në Belgjikë, të dyshuara për fshehje të aktiviteteve të paligjshme.

Disa të pandehur si Munoz Guerrero kanë qenë në paraburgim në Belgjikë që nga arrestimi i tyre. Të tjerëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Pjesëmarrja në organizatë kriminale, shkelja e legjislacionit për drogën, trafiku i armëve, janë disa nga veprat penale për të cilat akuzohen të burgosurit. Bëhet fjalë edhe për rrëmbim dhe tentativë zhvatjeje.

Gjyqi pritet të zgjasë të paktën katër muaj, me tre ditë seanca në javë.

Përveç konfiskimeve të bëra në portet apo laboratorët e përpunimit të kokainës që operojnë në Belgjikë, hetimi u bazua në informacionin e përgjuar në Encrochat dhe Sky ECC.

Këto sisteme telefonike të koduara, shumë të njohura për kriminelët, u çmontuan në vitin 2020 dhe 2021 falë përpjekjeve të përbashkëta të policisë holandeze, franceze dhe belge.

Lidhur me Eridan Munoz Guerrero, hetuesit identifikuan të paktën katër pseudonime të ndryshme të përdorura për të komunikuar në Sky ECC.

Eridan Munoz Guerrero tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.