Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Investigimi zbardh historinë kriminale të shqiptarit Thanas Bako. Si ia morën peng të besuarit e tij

19:43 / December 20, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 20 194324
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një investigim në Holandë, ka zbuluar detaje duke zbuluar detaje se si 52-vjeçari nga Saranda Thanas Bako, lëvizte miliona euro të trafikut të drogës.

Thanas Bako, u arrestua në 31 maj të këtij viti në Athinë, pas një operacioni të policisë greke dhe Europol, si i dyshuar për lëvizjen dhe pastrimin në Holandë të rreth 500 milionë eurove të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. Ai vazhdon të jetë i izoluar në burg, në Holandë pas ekstradimit nga Greqia.

I konsideruari nga Europoli si “një pastrues i njohur parash”, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë”, ai u arrestua pas një hetimi të FBI pas zbulimit të komunikimeve të tij në aplikacionin “ANOM” ku vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai e Holandë për të transferuar miliona euro nga një vend në tjetrin.

Së fundmi kanali “Holland Crime Boulevard” në Youtube ka transmetuar një dokumentar lidhur me historinë e 52 vjecarit, që edhe pse i “zhdukur” prej vitesh nga jeta publike në qytetin bregdetar, njihej prej viteve ‘90 për lidhjet e tij me trafikantët nga Saranda që trafikonin kryesisht marijuanë nga Saranda në Greqi, por në një rast ishte identifikuar edhe për lidhje me trafikantë anglezë droge.

Edhe pse me asnjë precedent penal në Shqipëri e Greqi ku jetonte së fundmi, pas kthimit nga Kanadaja e Holanda, veprimtaria e tij u zbulua pikërisht nga hetimet e FBI e më pas policisë holandeze në bashkëpunim me Europol.

Sipas dokumentarit të “Holland Crime Boulevard”, Thanas Bako kishte krijuar prej 10 vitesh një rrjet korrierësh që transportonte para. Korrierët kryesisht ishin hidraulikë, marangozë dhe pastrues xhamash. Këta ishin njerëz jo të dyshimtë, gjithnjë në lëvizje që edhe nëse parkonin furgonat anës rrugës, askush nuk do të dyshonte, sepse do të mendonin se ishin aty për të kryer punën.

Furgonat kishin vende të improvizuara ku fshiheshin paratë. Gjëja më e rëndësishme për Bakon ishte që këta persona mos të kishin rekorde kriminale, sepse policia mundet që përmes targës së makinën të identifikojë pronarin dhe precedentët e tij.

BISEDAT

Klienti: “Kam një dërgesë për 2 milionë euro. Dua ti ndaj në 2 për siguri. 2 korrierë të ndryshëm, ata nuk mund ta dinë. Të dyja në të njëjtin vend. 12.00 1 makinë, 12.10 1 makinë”

Thanas Bako: “Do ta bëj diferencën 30 minuta, është më mirë. Njëri djalë nuk e kalon tjetrin. Njëri 12.00, tjetri 12.30. Dy makina. Kjo është për mua më e sigurt”.

Një vend i përafërt diskutohet dhe Thanasi dërgon dy korrierë aty. Vetëm minutën e fundit klienti tregon vendin e saktë ku do të merren paratë. Ishte një restaurant i quajtur “Bruis” në Blaricum. Teksa njerëzit po hanin drekë, 1 milionë euro u transferuan dy herë në secilën nga makinat në parking. Një orë pasi u morën paratë, një nga korrierët i dërgon Thanasit mesazh:

Korrieri: “Përshëndetje shok, jam i sigurt, sapo arrita. Do t’i numëroj paratë tani”

Pas kësaj ai dërgon fotografi të parave she thotë se janë 1 milionë euro. Thanasi përgjigjet: “Faleminderit”. Mesazhet e tjera tregojnë përqindjen që ky korrier merr.

Thanas Bako: “0.2 % komision. Transporti me vlerë 1 milionë do të japi 2000 euro”.

Korrieri: “Është shumë mirë. Jam i vendosur të bëj më të mirën”.

Thanas: “Kjo është ajo që dua të dëgjoj”.

NGJARJA E DATËS 23.02.2021

Dy vëllezër, në dy furgon të ndarë shkojnë në një magazinë. Njëri futet direkt brenda ndërsa tjetri parkon jashtë. Ata nuk e vunë re një furgon të parkuar para tyre. Shoferi që parkoi jashtë tentoi të hynte në magazinë por u godit me shkelm nga një person i maskuar. Dy persona të tjerë erdhën dhe morën peng dy vëllezërit. Pengmarrësit detyruar vëllezërit të hynin në zyrën e magazinës dhe t’u jepnin “dicka” që ata donin. Ata kontrolluan magazinën dhe një nga furgonët por nuk zbuluan gjë.

Furgoni gri i pengmarrësve tip “Renault” me targa FN-615-ZM u gjet më pas. Ata kishin hequr targat dhe kishin tentuar ta digjnin por kishin dështuar. Një oficere policie që foli në një emision investigativ më pas, tha se viktimat nuk e kishin idenë pse ishin marrë peng dhe donin të grabiteshin. Sipas oficerët, viktimat ishin të pafajshme dhe me shumë mundësi pengmarrësit ishin në adresën e gabuar. Por ajo ishte gabim.

“Viktimat” dinin ekzaktësisht çfarë donin pengmarrësit. Ata kishin ardhur për miliona e miliona euro. Kjo magazinë sherbente si një nga pikat e grumbullimit të Thanas Bakos. Një person që e mori me qera më pas këtë magazinë tha se “çdo gjë është e siguruar mirë. Shumë luksoze për punën që supozohej se bëhej. Shikoni kamerat dhe butonat e alarmit.

Kuzhina është e fshehur në fund dhe muret janë të veshura për izolim zhurrme. Pse duhet të bëhej kjo”. Pse? Për të numëruar 165 milionë e 718 mijë e 500 euro pa zhurrmën e numëruesve të parave që punonin me orë të tëra dhe mund të alarmonin komshinjtë. Kjo magazinë ishte një nga të dyja vendndodhjet që Thanas Bako përdorte si “banka”.

Dy personat që u morën peng ishin dy korrierët e tij më të besuar. U deshën vetëm 200 transaksione për të krijuar atë shume parash. Pra një transaksion mesatar kishte vlerë 828.000 euro. Sapo policia zbuloi se ishte “mashtruar”, bëri bashkë copat e “puzzle” dhe kuptoi se këta persona punonin për Thanasin dhe kështu investiguan më tej.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.