Kuvendi miratoi sot kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në këtë foto shihni disa nga momentet kur deputetët socialistë ngritën kartonin jeshil për arrestimin e Sali Berishës. Deputeti i PS-së, Erion Braçe shkoi në seancë me maskë, ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla apo deputeti socialist Fatmir Xhafaj u panë të buzëqeshur. Në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ngriti kartonin pro arrestimit të Berishës.


