Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fakte të reja për “Partizanin”, Berisha: SPAK-u fshehu dokumentet për pronën ku u vendos klubi

11:43 / December 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1703240511xberisha 515
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë të premte Sali Berisha ka folur për çështjen “Partizani”. Ai ka publikuar disa fakte të reja në lidhje me këtë çështje, ndërsa deklaroi se SPAK ka fshehur disa dokumente me rëndësi për pronën ku u vendos klubi Partizani.Tashmë pa iminutetin e deputetit, Berisha tha edhe se toka nuk ishte e shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar.

“Siç jeni në dijeni, nga tetori gjer dje, u zhvillua procesi më i falsifikuar në historinë e Shqipërisë, një proces të kësaj natyre nuk ka njohur as diktatura komuniste. Ky proces filloi me vendosjen e masave të sigurisë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën ndaj Sali Berishës dhe arrestimin me brutalitet të anëtarit të Këshillit Kombëtar, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Ky proces ka në qendër hakmarrjen e verbër politike të Edi Ramës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 900 0 1703244397xberisha 640
    ''Arrest në shtëpi'' për Berishën, GJKKO vendos më 26 dhjetor

Për të realizuar këtë qëllim janë përdorur mercenarë të Skapit, të cilët kanë falsifikuar, kanë manipuluar, kanë fshehur me qindra e qindra dokumente në dosjen e njohjes, kthimit tokës dhe privatizimit të objekteve të klubit Partizani për 300 pronarë, njëri prej tyre ishte Jamarbër Malltezi. Jam këtu për t’u njohur ju me disa nga fshehjet e tyre kriminale. Ju, siç është bërë e ditur, e dini se Taulant Bego Yaris dhe Edi Rama dorëzuan tre vite më parë në Skapin e partisë dosjen për klubin Partizani, me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane. Mirëpo gënjeshtra siç thotë populli, i ka këmbët e shkurtra. Fletoret Zyrtare të asaj periudhe që gjenden online, faktojnë se ky është një mashtrim, një shpifje, një trillim.

Territori ku është ndërtuar klubi Partizani nuk ka qenë kurrë i shpronësuar, por me dokumentet e nënmbretit Jakomoni, ka qenë i rekuizuar. Rekuizicioni është një kategori krejt tjetër, në të cilën shteti- sepse Italia paraqitej si shtet këtu- pra Jakomoni ka dekretin e fundit të tij të publikuar në këto fletore, të 30 qershorit të vitit 1943, në të cilin thotë për zonën 3 dhe 4, rekuizimi i tyre shtyhet dhe për 6 muaj. Çfarë ishte rekuizimi? Rekuizimi ishte bllokimi i pronës, mundet ose jo të të jepte një qira, por ti nuk mund ta përdorje për asgjë atë pronë derisa të shpronësohej ose t’i rikthehej pronarit. Pra, janë të gjithë dokumentet që faktojnë se toka ka qenë e rekuizuar, çka rrëzon çdo insinuatë se kjo ka qenë tokë me shpronësuar dhe e shpërblyer nga pushteti i atëhershëm, okupatori italian.

Pse i kanë fshehur tani? I kanë fshehur sepse mbi bazën e këtyre fletoreve, këtyre dokumenteve zyrtare, Jamarbër Malltezi ka paditur në Skap për kallëzim të rremë, Taulant Ballën. Natyrisht Skapi nuk mund të ekspozonte këto dokumente sepse do i duhej të hapte çështje penale ndaj Taulant Ballës.”, u shpreh në fjalën e tij Sali Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.