Pas trazirave të së enjtes në Parlament, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Flamur Nokës. Nëse aprovohet, përjashtimi për Nokën do bëhet sipas rregullores së re. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ndryshimet e rregullores konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve nga punimet e Kuvendit, pasi prej muajsh tashmë, deputetët e opozitës kanë pamundësuar vijimin normal të seancave.
Postime te ngjashme
Add A Comment
