Madjana Nuredini, prej kohësh është një juriste e specializuar në të drejtën e punës dhe emigracionit në Itali. Puna e saj pranë komuniteteve, veçanërisht atij shqiptar dhe mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, bënë që ajo të merrte në vitin 2021, votëbesimin për t’i përfaqësuar ata në Këshillin e Padovës duke u zgjedhur si gruaja më e votuar në këtë Këshill.
Në episodin e rradhës në “Vendi im” nga Edlira Prendi, Madjana Nuredini, foli mbi jetën e komunitetit shqiptar në Padova dhe angazhimet e saj të shumta lokale dhe promovimin e vlerave më të mira të komunitetit tonë atje.
“Aktiviteti im këtu në Padova, si në Bashki po dhe jashtë institucionit të bashkisë është shumë i madh, pasi merrem shumë me të drejtat e të huajve sidomos. Në 2021 unë jam zgjedhur pranë Bashkisë së Padovës si përfaqësuese e komunitetit shqiptar, por njëherë që zgjidhesh, nuk mbetesh vetëm tek përfaqësësimi i këtij komuniteti, por bëhesh dhe pikë referimi dhe për gjithë komunitetet e tjera.
Ajo që më bëri të ndihem krnar në zgjedhjet që u zhvilluan ishte se u bë shumë publike edhe në Padova në 2021, fakti që isha femra e tretë në zgjedhje, dhe e para për numrin e votave. Kënaqësia më e madhe ishte që jo vetëm të fitoje, por dhe në njëfarë mënyre fakti që isha gruaja më e votuar në këtë Këshill. Falenderoj shumë të gjithë shqiptarët, por dhe të huajt, sepse votuan dhe të huaj nga nacionalitete të tjera”, deklaron ajo.
Duke folur për “Tirana News”, Nuredini thotë se në Padova ekziston një komunitet i madh shqiptarësh, të cilët gjithnjë e më shumë po zënë një peshë të rëndësishme në shoqërinë italiane.
Gjithsesi, ajo thotë se vështirësitë janë të shumta, veccanërisht gjatë drejtimit të qeverisë nga Meloni, që ka vështirësuar praktikat për emigrantët.
“Unë punoj pranë një shoqërie si konsulente legale në të drejtën e punës dhe të emigracionit. Jeta ime ka të bëjë gjithnjë me të huajt, si në punë dhe në pjesën e pasdites ku shkoj të merrem me politikat rinore dhe sportive. Sa i përket komuniteteve, ne në Padova jemi një komunitet shumë I madh, rreth 1200 shqiptarë. Është një komunitet shumë i madh që punon dhe kontribuon shumë edhe në jetën e përdtishme të komunitetit padovan. Politikat e emigracionit kohët e fundit në Itali me ardhjen e qeverisë “Meloni” edhe më të vështira. Gjëja e parë që bëri qeveria “Meloni” përgjysmoi të gjthë punonjësit e kuesturave, të gjithë punonjësit që merreshin me kërkesat ose me praktikat e të gjithë emigrantëve. Kështu që kuestura sa herë që shkon thotë nuk kemi personel. Kjo nuk do të thotë që njerëzit të rrinë duke pritur”, deklaron ajo.
Kjo situatë sipas këshilltares shqiptare në Bashkinë e Padovës ka shkaktuar edhe probleme në marrëdhëniet e punës së emigrantëve pasi në mungesë të dokumentacionit, kompanitë i largojnë.
“Kemi raste kur fabrikat i lënë punëtorët në shtëpi sepse nuk kanë një leje qëndrimi të vlefshme. Na duhet të hyjmë dhe pranë firmave dhe shoqërive të ndryshme për t’ju shpjeguar që nuk është faji I punëtorit. Në disa raste ia dalim, në disa raste duhet t’u shkruajmë letra dhe të ndërhyjmë dhe me forma legale se përndryshe I lënë emigrantët punëtorë në shtëpi”, shprehet Madjana Nuredini.
