Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Adoleshenti masakron me thikë babain e tij 71 vjeçar

16:39 / December 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1703344796 greqi 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një burrë 71-vjeçar është gjetur i vdekur në Kalyvia të Greqisë. Raportohet se i moshuari është vrarë me thikë nga djali i tij i mitur, 16 vjeç.

Ka qenë vetë i mituri i cili ka marrë në telefon nënë e tij dhe e ka njoftuar për gabimin fatal, dhe me pas kjo e fundit ka lajmëruar autoritetet. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkua në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e pajetë të babait 71-vjeçar, si dhe ka arrestuar të miturin.

Zyrtarët e ELAS-it kanë shkuar në shtëpinë e Kalyvios ku ka ndodhur krimi, ku kanë gjetur të vdekur 71-vjeçarin dhe kanë vazhduar arrestimin e 16-vjeçarit. Mediat bëjnë me dije ai ka pranuar edhe në polici vrasjen, duke thënë se nuk duroi më abuzimin nga i ati dhe vendosi ta vriste.

Tregohet se kur 71-vjeçari është kthyer në shtëpi, 16-vjeçari ka qenë duke pritur në hyrjen e banesës, duke mbajtur në dorë dy thika. Në momentin që babai është futur në shtëpi, i mituri e ka sulmuar, duke e goditur me thikë në gjoks, qafë dhe fytyrë.

Si pasojë e goditjeve të shumta, 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Pas hetimeve nga autoritetet, ata u gjetën në vendngjarje dhe sekuestruan një thikë dhe një teh.

Më të dhimbshme e bën ngjarjen dëshmia se babai ka tentuar të shpëtojë nga sulmi duke vrapuar nëpër shkallë në gjendje të rëndë.

Siç përshkruhet më tej,“ viktima ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës , derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij ”.

Viktima, një baba 71-vjeçar , kishte dy fëmijë me ish-partneren e tij. 16 -vjeçarin i cili e vrau dhe një fëmijë tjetër, 19 vjeç . Për shkak se prindërit ishin ndarë djali tjetër jetonte veçmas me nënën.

16-vjeçari akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe “shkelje e legjislacionit për armët”. Ai do të gjykohet në gjykatën e Evelpidonit.

16 vjecari Greqi vret babain
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.